|
Pak Rreth Filmave
|
|
|
The Da Vinci Code - Kodi i Da Vinçit
Kur libri i Dan Brown "Da Vinci Code" doli në qarkullim, u kthye brenda natës në sensacion dhe vazhdoi të ketë shitje shumë të mira në mbarë botën. Unë e kam blerë librin si edhe librin tjetër të Dan Brown "Angels & Demons", por duke qenë se kudo flitej rreth tij, nuk di pse ma zbehu dëshirën për ta lexuar atë, për më tepër mësova që do bëhej edhe film ndaj vendosa që të filloja ta lexoja librin mbas filmit. Filmi "The Da Vinci Code" është OK! por jo super dhe për ata që mund të kenë lexuar librin me aq pasion e kanë folur kudo rreth tij, mund të jetë disi zhgënjyes. Ka shumë difekte, duke
filluar që me përzgjedhjen e aktorëve të cilët edhe pse luajnë dhe janë aktorë shumë të mirë, nuk janë aspak intrigues. I vetmi aktor që më pëlqeu në film ishte murgu interpretuar nga Paul Bettany. Në përgjithësi filmi nuk të tërheq, nuk të bën që për çdo çast të presësh me kershëri çdo ndodh më vonë, përkundrazi që në momentet e para e kupton që personazhi i Audrey Tautou (që unë e kam shumë qejf ka lidhje me "Holy Grail" apo që...ok se nuk dua të ju shuaj kuriozitetin veç...pak si i vakët si film, sidomos
krahasuar me vlersimet e mëdhaja që i janë bërë librit në të cilin është bazuar.
Pjesa më fiksim: Nuk di përse amerikanët apo regjizoret/shkrimtarët
amerikanë, kanë këtë idenë që në Evropë të gjithë policat apo sigurimi është idiotik. Kur Tom and Audrey shkojnë të vizitojnë një mik të Tom, i cili banon në një vilë AJAJAJJAJAJA! mbushur me vepra arti, të rrethuar me kamera etj, megjithëse pronari i shtëpisë kishte edhe një roje personale, vetëm kur policia shkatërroi derën, mësuan këta se policia i kishte ardhur në shtëpi. Me so stupid! Biles më e bukura, është një fragment kur roja shikon në TV, Tom dhe Audrey dhe i thotë të zotit, se këta i kërkon policia...sikur ti kishte hedhur një sy kamerave ky biri do e kish marr vesh që policia ishte tek dera apo jo? Ehhhh...është prej Evropës ky, nuk di gjë. Apo kur Tom Hanks "hidhet" nga dritarja e një ndërteseje, apo kur së bashku me Audrey edhe pse policia po i ndjek dhe Luvri është i mbushur me policë, këta kanë kohë të shikojnë nga piktura në pikturë e të shpëtojnë pa u kapur...bllah bllah bllah. Yeah! Provojeni njëherë në Shqipëri se e shikoni lol
Vlersimi: Ju a rekomandoj ta shikoni, sepse nuk ka ndonjë film tjetër për tu parë momentalisht në kinema.
|
|
|
|
|
The Break Up - Ndarja
Pfff!!! Ta dini sa bezdi e kam me shkrujt për këtë filmin. Ishte përturp. E di që ju e doni Jennifer Aniston dhe Vince Vaughn është cool dhe komik, por janë i njëjti personazh film pas filmi, nuk kanë ndryshuar aspak. "Ndarja" ka mungesë të theksuar batutash. E vetmja arsye që mund të ju pëlqej ky film, mund të jetë; se nuk keni ndjekur asnjë seri të "Friends" apo nuk keni parë asnjë film të Vince, përndryshe...s'di si ta shpjegoj. As Jennifer Aniston gjasmë "nudo", nuk i shton ndonjë pikë filmit lol, pasi sapo fillon të shfaqi të pasmen, pamja turbullohet...pfff. Filmi ka bërë në Amerikë deri
më sot rreth 104 milion dollar (për katër javë). Domethënë përveç meje e kanë parë rreth 15 milion idiotë të tjerë lol.
Pjesa më fiksim: THE END. Kur dolën këto germa në ekran...oh sa u lumturova.
Vlersimi: Po doni dhe vlersimin tani? Shakaxhinjtë lol
|
|
|
|
The Omen - Shenja
Ishte planifikuar që diçka të ndodhte më 06.06.06 pasi formohen 666 që është dhe shenja e djallit...dhe e di çfarë ndodhi? Filmi "Shenja" pati shitje të mirë biletash në mbarë Amerikën. Ky është një version i filmit me të njejtin titull i realizuar në 1976 me Gregory Peck, Lee Remick etj. Në versionin e ri interpretojnë Julia Stiles dhe Liev Schreiber të dy shumë aktorë të mirë.
Në përgjithësi filmi është i bukur, mund të kishte dalë akoma më i
frikshëm, por të paktën shyqyr nuk kishin futur 1001 efekte speciale, apo miza, minj e krimba lol. Në tërë filmin, siç janë edhe filmat horror ma! babait të këtij djalit nuk ngeli njeri pa i thënë VRITE..PO VRITE ORE! PO VRITE SE ËSHTË DJALLI!!!! ky jo që jo dhe e hëngri vetë. Duhej të më vinte keq mua? Ncuq!
Pjesa më fiksim: Kur shërbëtorja var veten duke ja kushtuar këtë xhest djalit të Julias. PËR TY SHANIKOOOOOO bum! lol Kjo shprehja mu kujtua kur e pashë ndaj më ngeli fiksim.
Vlersimi: Shikojeni në mëngjes kur bileta është e lirë, që nëse nuk ju pëlqen të mos më shani mua pastaj Sa i zgjut jam...për të gjithë mendoj.
|
|
|
|
The Fast and Furious 3- Të shpejt dhe të furishëm 3
Më ka pëlqyer SHUUUUUMMËËËË ky filmi. Më shumë se dy të parët! Ndoshta, sepse më pëlqen shumë Japonia dhe jetesa atje. Janë të çmendur të rinjtë e këtij shteti, apo nuk vishen...makinat pheeeeeeewwwwww! Aktori kryesor Lucas Black në fillim duket ok, pastaj për arsye të panjohura e rëndon aksentin e amerikanit jugor e të duket sikur i është shtrembëruar nofulla. Nathalie Kelley është super super HOT! Bow WoW...këtë nuk e mora vesh unë çfarë bënte në këtë film lol. Skenari i filmit është përturp meqë ra fjala, por aksioni është kaq HOT HOT HOT saqë i harron të gjitha. Në këtë film ashtu siç e kam përmendur edhe në disa raste të tjerë policia e cila NUK ËSHTË amerikane...patjetër është idiote. Si mund ta shpjegosh ndryshe faktin që njeri nga djemtë vritet në sheshin qendror të Tokios dhe askush nuk arrestohet apo të dalohet...blah blah blah. Japonia është e çmendur pas celularëve, një gjë e tillë do kishte qarkulluar në mbarë vendin për 3 sekonda pfff. Nejse, nejse...filmi ishte cool coooool cooool
Pjesa më fiksim: Gara e parë e Sean Boswell (Lucas) në Japoni. Që prej fillimit kur hyn në parking, ku ekspozohen makinat dhe të rinjtë kërcejnë e deri në momentin kur ...do e shikoni vetë lol
Vlersimi: Ta shikoni urgjentisht në seksionin V.I.P.
|
|
|
|
X Men 3-The Last Stand - Njerzit X-Qëndresa e fundit
Sot isha në kinema si pothuajse çdo fundjavë, por ndryshe nga herët e tjera kam parë shumë gjëra të çuditshme. Së pari...ju desh taksisë pothuajse gjysëm ore për të shkuar deri tek kinemaja pasi populli portorikan festonte, kush e di se çfarë feste/fitoreje. Unë kurrë nuk kam parë ndonjë festim më idiot. Njerëz që vetëm ecin në turma rrugëve të qytetit edhe pse bie shi apo edhe pse nuk kishte asgjë për të bërë në rrugë. SHKO NË SHTËPI! Dukej sikur kishte zbritur skuadra e basketbollit në qytet, të gjithë me veshje sportive dhe rroba ose me numra XXXXLLLL ose SSSSSSSSSS - jashtëzakonisht të vogla për trupin e tyre lol. Sidoqoftë më në fund mbërritëm në kinema. Në parking, tek po parkonim, tre veta e vendosën makinën në zonën e invalidëve, por asnjë nga ata që doli prej makinës nuk ishte invalid. Do e kenë në tru siduket. më e bukura, të tre makinat ishin të pajisuar me kartën e invalidit. Sa budallë që jemi! Duhet fotokopjuar ndonjë. Gjatë verës, ndërsa
jashtë bën ngrohtë, në kinema ajri i kondicionerit të than, arsyeja
kryesore...qelben erë njerzit hahahhaha, por e keqja është se pasi pi një Super-Cola të shkohet në banjo...dhe shkova unë. Kur ç'të shoh? Ngjitur me WC një palë brekë XXXXLLL me...se kush ja kishte lëshuar në brekë lol. MU SHPIF! Aq desha unë dhe tërë filmit vetëm mendoja idiotësira. Psh. imagjino të kesh të dashur mutante si këta njerzitX. Thuaj, ajo mut-antja që të lexon mendimet. Të pyesi ajo "A të dukem e shëndosh në këtë fustanin?"...ncuq! BZZZZXXXXX! (kjo ishte goditje)..."Më ke tradhtuar?" ...Unë? Ncuuuq! BZZZXXXXX. "A të dukem akoma seksi?", PO MOJ PO AMON NDALOJE BZZXXXXX...apo duke bërë seks...ti duke arritur në orgazëm Ajo BZZZZZXXXX, "Bë provë se të përcellova, më prit dhe mua" lol. Apo imagjino me Stuhinë...o bo booooo! duke bërë seks veç kur të të zejë rrufeja. Ups sorry! Femrat e kanë më keq veç lol se djemtë mutantë zakonisht shndërrohen në akull ose zjarr ose hekur ose ose ose në rastin më të keq në kafshë. Imagjinoni të çohet ndonjëra në mes të natës dhe të shikoj ngjitur një ujk në krevat AJA! apo duke bërë seks ti shndërrohet i dashuri në një copë hekuri mmm se mos hëra e parë hahahhahahhahaa.
Tek filmi tani. Filmi ishte i bukur, në fakt më i realizuar se dy të parët, të paktën sipas mendimit tim. Skenari është përturp, biles jam i sigurt se po të krahasosh skenarët e tre serive do gjesh fjali të tëra njësoj, por realizimi i filmit është super. Pavarësisht se këtë herë ka dhe një skenë seksi të Wolverinë me Dr.Jean Grey pfff apo shumë drama...aksioni është ai që i shton pikët filmit. Personazhi im i preferuar? Djali me krahë të cilit nuk ja mbaj mend emrin. E kam fiksim të fluturoj...duket që më ka lënë me pasoja X-Men. Në këtë finale Dr.Jean Grey rikthehet..uuu surprizë, se në serinë e dytë vdiq kjo (ne kemi parë reklamën budava!) po ja që qenka gjallë, veç nuk e kuptova unë çfarë kishte që ishte kaq e nxehur kjo! Ngri makina në ajër ul makina lol. Meqë ra fjala, ndoshta e kam thënë dhe më
parë, por ça më gjeti nëse e përsëris - unë kam parë "8 Mile" në të njëjtën kinema, një karrige më sipër me Dr.Jean Grey...aktoren dmth Famke Janssen.
Pjesa më fiksim: Kur mutantëve ju jepet rasti të tregojnë aftësitë e tyre. So cool. Psh. kur Mystique tallet me një oficer policie duke marrë forma të ndryshme. Imagjino...sa femër perfekte, shkon për të bërë seks dhe i thua "E dashur, Angelina Jolie sot lol, nesër Nicole Kidman" etj etj.
Vlersimi: Patjetër që duhet ta shikoni. Filmi është realizuar shumë bukur dhe perfekt vetëm për kinema, në shtëpi, përveçëse me prozhektor, filmi e humbet vlerën.
|
|
|
|
Mission Impossible III - Misioni i tretë i pamundur
Sa kam qesh me këtë filmin sa kam qesh! Oh, po! Kishte dhe aksion nuk ishte tërësisht komedi. Nuk di por, ideja e Tom Cruise që rreh persona dy herë më të gjatë se vetja gjatë gjithë filmit...sikur nuk shtyhet apo jo? Shyqyr këtë herë nuk synoi të shpëtonte botën, por vetëm gruan dhe gjejeni se kush e tradhton Tomin?...bosi i vet!!!! UUUUUuuuuu! E pabesueshme, kjo kurrë nuk ndodh në fimat aksion. Sinqerisht filmi ishte ok, është film aksion dhe priten egzagjerimet, por ku di unë, kur shoh Tom Cruise që bën si "i fortë"
më kujton Ice Cube në "XXX" që më shkriu së qeshuri, por të paktën Tomi e luan pjesën, kurse Ice Cube i tundej dhjami (pale kur vrapon ky si çufo lol). NE M:I:III interpreton dhe një kineze që është OH!SHQIPE sa flakë! Ajo quhet Maggie Q dhe ka një skenë kur del nga makina në Vatikan, e veshur me të kuqe....OH!KuKu! të le me gojë hapur....të paktën mua. Philip Seymour Hoffman si gjithmonë luan në mënyrë perfekte, pavarësisht sesa kot mund të
jetë filmi. Michelle Monaghan (gruaja e Cruise në film) duket afërsisht si Katie Holmes (bashkshortja reale e Cruise) e do i ngatërroj të gjithë ata që nuk i kanë parë ndonjë film znj.Holmes lol, sepse në kinema na çanë kokën duke pëshpëritur, është gruaja apo jo.Turp! Nuk njohin gruan e Tomit lol. E se desh harrova...fiksim ajo skena me kamerat në murin e Vatikanit. Vetëm
kur dunë me kalu murin këta "superheronjtë" prishen kamerat disa sekonda dhe se çan kokën njeri, se kur tentojnë shqipet e shkretë, i kap kamera e supermarketit për dy sekonda HAAAAAAAAAAjaAAA!
"Misjoni i tretë i pamundur" është po aq i pamundur sa edhe dy të parët, që falë Tom Cruise është shndërruar në një blockbuster. Nëse dikush tjetër do të luante në vend të Tom, ky film do ishte i pashikueshëm, po ashtu siç ndodhi kur "XXX" zëvendësoi Vin Diesel me Ice Cube.
Pjesa më fiksim: Kur shpërqëndrojnë vëmendjen e rojeve në maje të gradaçelave të Shangait me? TOPA TENISI. Unë tërë kohës po mendoja "Bo! Bo! I shkreti ai që do i bjeri topi i tenisit në kokë nga kati i pesëdhjetë...kalimtarëve pra mo!"
Pjesa më fiksim dy: Kur për disa minuta e fejuara/së shpejti gruaja e Tom Cruise i kërkon Tomit ti tregoj, se përse ai po udhëton kaq shpesh blah blah blah dhe ky i thotë "Ki besim tek unë" me një vështrim....UUUUUU Pasi e zgjatën pak si shumë "Më beson a s'më beson..." unë i thashë (Tomit pra!) "A do vrasësh ndonjë ti apo si e ke hallin! Boll e gënjeve tjetrën! Hajt! Vrite atë rojën." Kam shumë humor unë.
Vlersimi: Ta shikosh mo, si mos ta shikosh je në vete? Femra seksi, makina flakë,Tom Cruise që i rref të gjithë (edhe shefin lol), shpëton gruan dhe botën në të njejtën kohë....HAJ-DE!
|
|
|
|
|
V-for Vendetta/ V për Vendetta
Ajajajjajajaj! sa isha mprehur për këtë filmin. Mezi prisja ta shikoja, pasi interpretonte edhe Nathalie Portman. Vlersimet e kritikeve gjithashtu dukeshin pothuajse perfekte...e vetmja gjë që nuk shkonte? Unë që më zuri gjumi në sallë dhe kur u zgjova filmi ende vazhdonte....DUH! Në fillim mendon se filmi është triller-aksion, më pas filozofik e përfundimisht i mërzitshëm. Po të jetë puna për të marrë leksione filozofie nga një person me maskë qesharake, më mirë qëndroni në shtëpi dhe me lekët e biletës merrni me qira filmin e dytë porno të Paris Hillton. Kot më për gallat, sa me pa sa shëmtuar pa##ohet kjo.
|
|
|
|
|
The Benchwarmers - Rezervat
Sa kam qesh me ket' filmin sa kam qesh!
E ku ka film më qesharako-idiot se filmi ku mblidhen tre aktorët më gufa - Rob Schneider, David Spade dhe Jon Heder. Normale që nuk ka për tu nominuar për Oskar, por të paktën ju bën me qesh. "Treshja braziliane" një ditë të bukur vere (kështu ma do mendja se me djell ishte) të nxehur me disa fëmijë të një skuadre bejzbolli, sepse po i fendnin lol një fëmijë ngordhalaq në gojë, vendosën të ndeshën me skuadrat e bejzbollit për fëmijë....eh u zgjat shumë puna e këtyre, shkoni shihni filmin vetë.
Pjesa më fiksim: Kur fillojnë stërvitjen. Më kujtoni tek skena e patates, jam mekur.
Personazhi më fiksim: Vëllai i David Spade (Richie)
Vlersimi: Për një shikim sa më perfekt rekomandohet gjendja e pirë ose pas një cigare marie-juhajene. 21+....gjasme lol
|
|
|
|
Scary Movie - Filmi i frikshëm
Sa "Scary Movie" janë bërë? 3...4...yep 4! Problemi i vetëm? Ky është filmi më kot prej katër "të frikshmve". Një apo dy skena për të qeshur e pjesa tjetër e mërzitshme, plus që filmi është shumë i shkurtër. Midis "Date Movie" dhe "Scary Movie 4" - zgjidhni "Date Movie". Duket se kjo seri është bërë thjesht për inerci...du me thënë...kanë fillu të përsërisin dhe batutat, njerëz që pjerdhin e dhjesin pa pushim, e Michael Jakson që ndjell fëmijët.pffff!
Vlersimi: Dhe po ta bleu komshiu biletën mos e shiko.
|
|
|
|
|
Enver Hoxha Superstar
Kjo duhet të jetë dita më e lumtur në jetën e Hysni Milloshit (Kryetarit të Partisë Komuniste Shqiptare), pasi më në fund ish diktatori Hoxha ja arriti të dalë edhe në ekranin e madh të kinemave botërore nën firmën e Hollivudit. Roli debutues i Hoxhës nuk ka qenë as rol dosido, por tepër i përzgjedhur, përkrah aktorëve të tillë si Jodie Foster, Denzel Washington (të dy fitues të çmimit Oskar) e Clive Owen lol. "Inside Man" - "Njeriu i brendshëm" titullohet filmi në të cilin zëri dhe emri i Hoxhës shfaqën në ekran më tepër se disa herë. "Roli" i Enverit, shërben për të ç'orientuar policinë e Nju Jorkut e cila përpiqet të arrestoj një grup banditësh që po mbajnë peng mbi 50 persona gjatë grabitjes së një banke. A ka më rol perfekt? Hoxha ç'orientoji 3 milion shqiptarë e disa mijra të huaj e jo më pesë policë amerikan hahahahaha!
Përsa i përket filmit...hmmmm shtyhet, shtyhet. Mua personalisht me irriton Denzel Washington, sepse luan të njëjtin karakter (ironik/i nxehur/seksi pff) në çdo film e të njëjtën gjë bën edhe në "Njeriu i brendshëm". Duke qenë se filmi hapet me Clive Owen i cili thotë se ka planifikuar "VJEDHJEN PERFEKTE" prisja ndonjë fund çudibërës, por në fakt fundi është i papranueshëm. Nuk po ju a shuaj kuriozitetin, por një fund i tillë mund të ndodhë vetëm në mendjen e skenaristit, pasi policia këtu nuk të le aq lehtë.
Fundi justifikohet me faktin se asgjë nuk u vodh në bankë, por ky fakt nuk justifikon faktin tjetër të "Prishjes së rendit publik", apo "akt terrorizmi", apo "tentativë grabitjeje" apo "pengmarrje dhe tentim per vrasje" të cilat janë të denueshme me denim për jetë. DUH!
Pjesa më e preferuar: Kur i kërkojnë një shqiptareje ti përkthejë fjalimin e Hoxhës dhe kjo i thotë që do e përkthejë vetëm nëse i fshijnë gjobat e trafikut hahahhaha. ps. Meqë ra fjala nuk ka shqiptarë në botë që sillet si ajo në film pfff sado e amerikanizuar.
Kur në film dikush i thotë Jodie Foster "Je shumë kurv e mirë!" (Diçka e tillë) e kjo i përgjigjet "Faleminderit!" HAHAHHA!
Vlersimi: Si mos ta shikoni flimin ori! Xhaxhi Enveri del aty!
|
|
|
|
|
Date Movie - Film takimi
Të gjithë filmat romantikë që kanë bërë bujë në këto 10-20 vitet e fundit janë vendosur në shënjestrën e komedisë "Date Movie". Filmi fillon mirë e të bën të qeshësh me të madhe, por më pas zbehet, zbehet... derisa mezi pret që të mbaroj.
Pjesa më fiksim: Kur vajza hyn në restorant ("My Big Fat Greek Wedding") dhe e gjuajnë me pjatë e pastaj i thonë "OPA!" lol.
Vlërsimi: Shikoje kur të dalë në DVD.
|
|
|
|
Madea's Family Reunion - Festa familjare e Madeas
Nuk ka gjë më të keqe sekur në një film komik zhvillohet paralelisht një tjeter ngjarje e cila është dramatike. Imagjinoni pa të ikur e qeshura nga buzët, në film zihet nëna me të bijen dhe ti mëson se nëna ka lënë vajzën e saj dhjetë vjeçare ta përdhunojë burri i dytë, që i bie të jetë njerku i së bijës..dhe në vend ti kërkoj të falje, e jëma i tregon se këtë e ka bërë për të siguruar jetesën e tyre. DUH! Apo historia e së motrës të cilën e keqtrajton burri...dy herë DUH! Çfarë do e kish bërë filmin më të suksesshëm, do të ish shfaqja në ekran e Madeas çdo pesë minuta. Ajo është personazhi që i ka bërë teë gjithë të shikojnë filmin dhe me të drejtë.
Pjesa më fiksim: Kur Madea shkon në gjykatë dhe i caktojnë si denim të strehoj në shtëpi një vajzë jetime që ndodh të jetë pak si shumë geto. Pjesa më fiksim numër dy: Kur Madea zihet në makinë me këtë vajzen.
Vlersimi: Nësë ke pare shikoje në kinema.
|
|
|
|
|
 |
|